Shkruar nga Rita Çollaku

Në Kosovë janë shumë psikologë të rinjë dhe të mirëfilltë, por se si ata do të avancohen dhe trajtohen është një rast që e ardhmja do të tregojë për ne! Një ndër ta është edhe Psikologu Islam Borinca. Borinca është një Psikolog Social / shkollor dhe këshillues, ai është analist psiko-social dhe shkrues i artikujve psikologjikë, ai ka përfunduar Bachelorin (BA) respektivisht drejtimi Psikologji e Përgjithshme dhe Masterin (MA) drejtimi Psikologji Shkollore dhe Këshillim në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Ai ishte një nga studentët më të mirë të brezit të tij, me një notë mesatare 9.9. Pas përfundimit të Masterit Borinca është fitues i bursës (Bourse de Excellence for whole Balkans) e ofruar nga Qeveria e Zvicrës. Ai është duke kryer Ph.D. në Psikologji Sociale në Universitetin e Gjenevës në Zvicër duke studiuar “keqperceptimet e sjelljes prosociale. Gjithashtu, Borinca mori pjesë në rolin e psikologut në programet e shumta televizive si: Koha Vizion – emisionit “Sot”, Klan Kosova- emisioni “Familja ime”, Tribuna Chanel – emisioni “Pasdite në Tribunë me Islam Borincën, ku diskutuan shumë çështje lidhur me zhvillimin psiko-social të fëmijëve dhe adoleshentëve dhe të shoqërisë në përgjithësi. Në lidhje me paraqitjen në media, Borinca ka shkruar edhe shumë artikuj rreth zhvillimit psiko-social dhe emocional në gazeta të ndryshme në internet dhe të shtypura. Një ndër thëniet në shkrimet e tij është: Se duhet të gjejmë motivim dhe shpresë, edhe atëherë kur duket se rrugët janë mbyllur dhe ndihemi të depresionuar pasiqë vet fakti se nuk na kënaqin gjërat si më parë është një forcë motivuese drejt një fryme të re e cila mund të jetë ndryshe dhe shumë pozitive!

Advertisements